MENU
klinika

Hapur pro këtij shteti

Konflikti Greqi-Turqi/ Merkel dhe Macron, në të njëjtën mendje

21.08.2020 - 13:20

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel theksuan se kërcënimet kundër sovranitetit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk janë të papranueshme gjatë një takimi në Fortesën Bregancon, në jug-lindje të Francës të enjten.

Deklarata erdhi në një kohë kur vazhdon agresioni turk ndaj Greqisë dhe Qipros në Mesdheun Lindor.

Të dy udhëheqësit, të cilët u takuan për të diskutuar sfidat kryesore me të cilat përballet blloku, theksuan nevojën për dialog, me Macron që tha se ata dëshironin të tregonin solidaritetin e tyre me Greqinë dhe Qipron.

macron_merkel_web

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e plotë franceze për ndërmjetësimin gjerman midis Athinës dhe Ankarasë.

Dialogu duhet të fillojë përsëri, tha Merkel, që shtoi se ktualisht ka shumë tension në Mesdheun Lindor.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Franca dhe Gjermania zyrtare ndanë “të njëjtin objektiv” për “stabilitet” në Mesdheun Lindor, të ndryshuar kryesisht  nga tensionet në rritje midis Greqisë dhe Turqisë.

Dy liderët europian u shprehën pro frenimit të asaj që ata e quajtën ‘ekspansionizmi turk’ dhe u rreshtuan në mbrojtje të “motër Greqisë”, gjë të cilën aktualisht Macron po e bën përmes flotës franceze kurse Merkel me armët e diplomacisë, një veprim potësues që duket të jetë efektiv.

Kreu i Elysée tha se “Diplomacia pa linja të kuqe të mirëpërcaktuara dhe nganjëherë edhe me prezencë ushtarake nuk ekziston, të paktën jo për një kohë të gjatë, por fuqia ushtarake pa një rrugë diplomatike është kundërproduktive sepse çon në përshkallëzim të situatës”.

Burimi: Reuters, Kathimerini, The Guardian/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN