MENU
klinika

Koko Fest në pandemi

Korçë, festivali i komedisë sjell NJË shfaqje DISA herë

26.08.2020 - 16:01

       Do të jetë 8 shtatori, starti i festivalit tanimë, tradicional. Korça do të çelë siparin e KoKo Festit, por me ndryshimet e kushtëzuara nga covid-19. Për këtë arsye, si shkak i numrit të kushtëzuar të publikut, secila shfaqje do të luhet për disa ditë me radhë, për të krijuar mundësinë që të gjithë të shijojnë humorin e “Koko Fest”.

Prej shtatë vitesh, komeditë e realizuara nga trupat teatrale nga gjithë trevat shqipfolëse, bëhen bashkë në Korçë, në Festivalin e Komedisë “KoKo Fest”.

Tri skena të improvizuara në ambient të hapur: oborri i Muzeut Kombëtar të Arsimit, Hani i Pazarit dhe parku “Rinia”, do të mirëpresin publikun korçar dhe vizitorët.

Me pjesëmarrjen e trupave nga Korça, Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Tetova, festivali nuk i ka ndryshuar rregullat, për sa i përket garës dhe çmimeve –  trupat profesioniste do të marrin vlerësimet e jurisë ë përzgjedhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN