MENU
klinika

Vlorë

Koronavirusi i merr jetën ish- drejtorit të AKU-së

20.08.2020 - 09:08

Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga koronavirusi ish- drejtori i AKU-së, në Vlorë, Syrja Binaj.

Bëhet me dije se ish-drejtori i AKU, trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, prej disa ditësh.

Koronavirusi i merr jetën ish- drejtorit të AKU-së Syrja Binaj

Por gjendja e tij është përkeqësuar, duke humbur kështu betejën me Covid-19.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 55-vjeçari nuk arriti t’i bënte ballë virusit vdekjeprurës.