MENU
klinika

Kisha-shkollë e vitit 1332

Manastiri i Shën Triadhës, fortesa me penë kundërosmane

21.08.2020 - 15:51

       Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës, vijojnë me përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës në vend.

Sikur bën me dije ditën e sotme, ministria e Kulturës dhe specialistë nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kultore në Vlorë, Sektori Sarandë, u zhvillua një ekspeditë mbi gjendjen e konservimit të pikturës murale në Kishën e Manastirit të Shën Mërisë në Kostar dhe në Kishën e Manastirit të Shën Triadhës në Kardhikaq, Delvinë.

Qëllimi i kësaj ekspedite është verifikimi dhe hartimi i projekteve të ndërhyrjes konservuese dhe atyre restauruese në pikturën murale të këtyre dy objekteve të cilësuara “monument kulture” – si dy objekte me mjaft vlera dhe interes për zonën.

Kisha Shën Mëria e Kostarit ngrihet në anën lindore të qytetit antik të Finiqit dhe ndodhet brenda një shpelle në malin Kostar. Pjesa veriperëndimore u ndërtua për herë të parë më 1332 dhe, më vonë, në vitet 1690-1770 u unifikua me pjesën tjetër.

Duke u gdhendur në shkëmb, manastiri mbart një vlerë të madhe dhe të rrallë historike; pasi ndër të tjera, gjatë pushtimit osman, funksiononte në fshehtësi si shkollë. Si mësuesi i fundit i kësaj shkolle, njihet Pilo Papa.

Kisha e Shën Triadhës nga veçoritë tipologjike duhet t’i përkasë fundit të shek. XVI- fillimi i shek. XVII, ndërsa mbishkrimi në portën hyrëse është dëshmi, se është pikturuar në vitin 1827.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”

Profeti Muhamed për krishtërimin

“Askush prej myslimanëve nuk guxon”