MENU
klinika

Tifozët interpretojnë

Messi te City? Veprimi i Agueros e përforcon…

27.08.2020 - 12:51

Me Lionel Messin që më shumë duket larg Barcelonës, klubet e pasura që mund t’i sigurojnë rrogën e majme atij janë vënë në lëvizje. Bayern Munchen u vetëpërjashtua nga kjo garë, kur Rummenigge deklaroi nuk e marrim dot.

Sulmuesi argjentinas duket se po drejtohet në Angli, te Manchester City. Dhe këtë e përforcon një veprim i bashkëkombasit të tij te Manchester City, Sergo Kun Aguero, i cili ka ndryshuar emrin e tij në rrjetet sociale, nga “kunaguero10”, në “kunaguero”.

Ky veprim i bomberit të “Qytetarëve” interpretohet si shenjë dorëzimi të numrit 10 ndaj superyllit të Barcelonës, i cili për herë të parë gjatë karrierës ndodhet larg Barcelonës.

Pas protestave të tifozëve, presidenti Bartomeu do të tentojë për herë të fundit të bindë “Pleshtin”, ndërsa babai dhe menaxheri i Messit ka nisur bisedimet me Manchester City-n. Në “Etihad Stadium” Messi do të gjente mbështetjen e plotë të klubit dhe trajnerit Pep Guardiola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin