MENU
klinika

Me fat Tirana, Gjirokastra, Korça e Shkodra

Majko, ‘projekt novativ’: Tenderon 2 mijë kuti me lojën “mos u nxeh”

04.08.2020 - 13:21

Me sa duket implementimi i projektit për votimin e diasporës po has vështirësi në terren.

Kjo më shumë për shkak të vështirësive teknike, pra votimi me postë, se sa nga kundërshtimi i opozitës jashtëparlamentare e cila është skeptike për çdo lëvizje të qeverisë së Edi Ramës në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor.

Por të “keqes” i ka dalë përpara as më pak dhe as më shumë por vetë ministri aktual i Diasporës, Pandeli Majko. Për të mbajtur nën kontroll një acarim të mundshëm të diasporës dhe të familjarëve të tyre në Shqipëri, Ministria e Diasporës ka dalë me një projekt novativ.

Ministria e Majkos ka hedhur në “treg” një tender shumë domethënës që i shkon për shtat diasporës, atë të lojës “Mos i nxeh” në katër qytetet kryesore të vendit.

Nuk është batutë për hir të së vërtetës, është një projekt konkret i cili është tenderuar që më 29 korrik në orën 11.30 dhe është mbyllur më 30 korrik po në orën 11.30. Pra vetëm pesë ditë më parë.

Kush nuk ka fëmijë të vegjël dhe nuk e di këtë lojë, ajo është e përbërë nga një tabelë kartoni, ku janë të vendosura rregulla të qarta dhe luhet me katër vetë, por dhe me tre ose dy.

Përdoren zarat, të cilat dhe këto janë futur në pjesën përbërëse të tenderit, dhe të mban ngulur me orë të tëra, pasi vetëm njëri do të arrijë të fusë në kuadrantin e fundit katër “ikonat” përkatëse, luftë që bëhet dhe duke eleminuar kundërshtarin dhe kthyer atë në pikën e nisjes. Për t’i rikthyer tenderit, sipas specifikimeve teknike, loja duhet të jetë e printuar mbi format kartoni dhe e plastifikuar, me përmasa 60 x 60 cm e me palosje si “kuti” dhe mbi të, të jetë etiketa dekorative me logon “Vëlla, mos u nxeh”, ndërsa zarat e lojës, duhet të jenë me përmasa 1x1x1cm.

Në datën 3 gusht 2020, kutitë e lojës, do jenë gati për t’ia dërguar shqiptarëve të Diasporës. Pra sipas specifikimit teknik, kompania fituese ditën e djeshme i ka shpërndarë në qytetet e përcaktuara sipas projektit të Ministrisë së Majkos.

Qytetet që do tëkenë fatin të pajisen me 500 copë lojë “Vëlla, mos u nxeh” janë Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Shkodra, duke bërë që gjithë ky projekt që të shkojë në 2000 lojë.

Ende mister mbetet fakti se kush e ka dhënë këtë ide novatore në Ministrinë e Diasporës, e cila do të mbajë të zënë në argëtim 8 mijë njerëz në një lojë, gjatë gjithë muajve të verës. Në një ditë mund të kemi më shumë persona që përfitojnë nga loja argëtuese verore e Ministrisë. Majko me sa duket ka vendosur t’ju vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë në këtë kohë pandemie, sidomos atyre që kanë njerëz në diasporë në emigrim me këtë lojë kartoni që të mban ngulur për orë të tëra dhe të “kalit” fort nervat sikurse ka dhe emërtesën. Shpresojmë që të ketë dhe udhëzimin përkatës që të luhet vetëm me njerëzit e familjes, pasi kohë virusi është dhe mund të infektohen “lojtarët” e përzgjedhur.

Ky tender ka dhe disa specifikime si më poshtë:

1.Tabaku i lojës “Mos u nxeh”, formati 60 x 60 cm, letër 130 gr, 1 ane printim, plastifikim mat nga të 2 anët, dy palosje;

2.”Dosja”, formati 31.5 cm x 31.5 cm, shtyp nga 1 anë, letër superfine 300 gr, me prerje dhe ngjitje;

3.Skajet e dosjes të jenë të rrumbullakosura;

4.Etiketa sticker rrethore me mbishkrimin “Mos u Nxeh”, me sfond të bardhë. Diametër 5 cm. Materiali i sticker-it duhet të jetë rezistent ndaj ujit.

5.Qese farmacie me dimension 10.5 cm x 6 cm

6.Zar loje 1x1x1cm

7.4 kopsa te ngjyrave te ndryshme, diametër 1.5cm

Ndërkohë, fill pas publikimit të këtijlajmi ka ardhur edhe sqarimi i ministrit për Diasporën Pandeli Majko, i cili lidhet vetëm me faktin se nuk është ai që e ka realizuar tenderin e kësaj loje por Qendra e Botimeve të Diasporës. Bashkëlidhur shpërndan sqarinin qendrës ku i jep të drejt vetes që ka bërë një tender sa qesharak po aq dhe fyes në mes të pandemisë.

Sipas llogjikës së tij, i bie që nëse një drejtori varësie bën ndonjë “çmenduri”, ministri i linjës nuk ka asnjë përgjegjësi.

Ai shkruan:

“Lajmi se Ministri i Shtetit për Diasporën ka bërë “tender novativ” për një lojë mos u nxeh është humor për pushuesit! Kur këtë lajm e nxjer gazeta “Tema” situata bëhet serioze.
http://www.gazetatema.net/…/ministria-e-diaspores-projekt-…/

Për informacion, Ministri i Shtetit për Diasporën nuk ka buxhet ndaj ka “fatin” te mos merret me tendera.
Agjencitë përgjegjëse për diasporën (në rastin konkret Qendra e Botimeve për Diasporën) e menaxhojnë buxhetin e tyre mbi vendimarrje te Këshillave drejtues të cilat përbëhen nga përfaqësues nga ministri te ndryshme.

Për “lodrën” dhe “lodërtarët” e lojës në fjalë Qendra e Botimeve ka dhënë një sqarim publik qe prej katër ditësh në faqen e saj.
https://www.facebook.com/…/a.3184312054391…/650400642242188/
Loja “novative” është vec një program plotësues i mësimdhënies në diasporë për fëmijët.

Me sa duket, ja vlen të organizohet edhe një lojë tjetër “MOS U MERZIT MOTER”!”, shkruan ministri.