MENU
klinika

U rrëzua teksa priste një pemë

Ndërron jetë punonjësi i bashkisë së Beratit

27.08.2020 - 17:46

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Berat në vendin e quajtur “Ura e Goricës”. Raportohet se viktima është shtetasi me iniciale SH.M., 46-vjeç, banues në Kamçisht. AI ishte edhe punonjës në Bashkinë e Beratit.

Bëhet e ditur se ai ishte duke prerë një pemë në momentin që ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, duke i marrë edhe jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale në vendngjarje.