MENU
klinika

Nga The Washington Post

Në Amerikë, gjithçka ndryshon brenda natës!

08.08.2020 - 12:11

Sondazhet e tanishme favorizojnë Joe Biden. Por klisheja e vjetër “një natë është një jetë në politikë” është disi e vërtetë.

Ka më shumë se 80 netë deri në ditën e zgjedhjeve, 3 nëntor. Kjo është koha e mjaftueshme për Presidentin Trump, dhe ringjalljen ekonomike, për të shkatërruar Bidenin.

Në shërbimin e tij gati 50 vjeçar, Biden ndoshta nuk ka takuar kurrë një kundërshtar si Trump. Ashtu sikurse vendi nuk ka pasur kurrë një president si ai.

Kjo nuk do të thotë se Trump dëshiron të dëmtojë Biden. Por kjo fushatë ka një lloj rreziku që haset rrallë në një garë presidenciale: një president fjalët dhe veprat e të cilit shpesh janë frymëzim për dhunuesit.

Incidente të tilla janë të dokumentuara.

Një përmbledhje mbarëkombëtare e realizuar nga ABC News në maj identifikoi të paktën 54 çështje penale ku Trump u citua në lidhje me akte të dhunshme, kërcënime.

ABC nuk është vetëm. Vitin e kaluar, Guardian dha detaje për 52 incidente kërcënimesh ose dhune të bëra në emër të Trump që prej fillimit të fushatës së tij në 2015.

Pra, duhet bërë më shumë për sigurinë e Bidenit.

Fushata e Biden duhet të sigurojë që më shumë se 65 milion amerikanë që votuan për Hillary Clinton në vitin 2016, do të votojë sërish në vjeshtë.

Biden duhet të kujdeset që  të mos i humbë votuesit e rinj me ngjyrë, veçanërisht zezakët; gra, sidomos gratë e pamartuara; votuesit e arsimuar në kolegj; etj.

Këto do të jenë shënjestra të strategjisë.

Çdo mos votim për Biden është një votë për Trump.

Colbert I. King, është columnist i The Washington Post/

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga The Washington Post

A ia vlejti hetimi i Trumpit?