Në Minsk të Bjellorusisë u shënua nata e dytë e protestave masive të cilat nisën pas zgjedhjeve shumë të diskutueshme të së dielës. Gjatë përleshjes me protestuesit policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Ndërkaq mes gjithe trazirve që po ndodhin ne Bjellorusi, liderja e opozitës , Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, në një postim në Twitter të martën. Tikhanouskaya doli si rivalja kryesore e Alyaksandr Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të së dielës.
Ekipi i saj nuk ishte në gjendje të kontaktonte me të në telefon të hënën, pasi ajo u largua nga ndërtesa e komisionit zgjedhor. Më herët ajo u tha gazetarëve se jo Lukashenka por ajo i ka fituar zgjedhjet. Të paktën një person u vra, dhjetëra u plagosën, dhe më shumë se njëqind demonstrues u arrestuan të dielën në mbrëmje dhe herët të hënën në mëngjes, gjatë trazirave në rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi.
Autoritetet shtetërore e kanë akuzuar burrin e Tikhanovskayas, Syarhey Tsikhanouski, për bashkëpunim me mercenarët rusë, për të shkaktuar trazira përpara zgjedhjeve. Tikhanovskaya i ka hedhur poshtë akuzat. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula van der Leyen ka dënuar dhunën kundër protestuesve në qytetet Bjelloruse. Lukashenka është në krye të Bjellorusisë që nga viti 1994.