MENU
klinika

Opsioni i ri

Nuk dini cilin film të shihni? Netflix do të zgjedhë për ju

20.08.2020 - 11:51

A e gjeni veten duke u sillur pafundësisht nëpër kanalet e Netflix duke tentuar të gjeni ndonjë film? Nuk jeni i vetëm, prandaj Netflix po përpiqet të gjejë një zgjidhje.

Kanali i filmave ka konfirmuar se është duke testuar një buton që do të mundësojë shërbime duke zgjedhur vetë ndonjë film apo serial, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Ky buton do të funksionojë në bazë të profilit të përdoruesit dhe do të zgjedhë bazuar në historikun, preferencat dhe playlistat. Kompania ka filluar të testojë këtë buton në Korrik. TechCrunch ishte i para që raportoi butonin e ri.

Kjo mundësi do të jetë e mirë për audienca që janë të mërzitur apo nuk dinë cilin film të e zgjedhin të parin.

Ne gjithmonë jemi duke kërkuar për mënyra për të lidhur anëtarët me seriale dhe filme që do të i pëlqejnë,” tha një zëdhënës i Netflix.

“Ne bëjmë teste në vende të ndryshme për periudha të ndryshme kohore, dhe i bëjmë të mundshme vetëm nëse janë lehtësisht të përdorshme