MENU
klinika

Vrasje, grup kriminal, trafik të miturish

OFL u vendos ultimatum 3 ‘të fortëve’ në Berat

28.08.2020 - 13:34

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 u ka kerkuar sot justifikimin e pasurise tre personave ne Berat, e konkretisht shtetasve, Besnik Hoxha, Shkëlqim Beqiraj dhe Leonard Laze.

Keta si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.ofl-pa-syze-e1594893196639NJOFTIMI

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

•Besnik Hoxha, banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

•Shkëlqim Beqiraj, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Leonard Laze banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në 'lupë' dy të kërkuar për krime të rënda

OFL ‘zbarkon’ në Kukës

Kush janë 3 të ‘fortët’ e radhës?

OFL në aksion, ‘zbarkon’ në Berat e Poliçan

Ja pse ishin të dënuar!

OFL zbarkon në Fier e Lushnje