MENU
klinika

Zvicër

Parashutisti bën kërcimin e parë nga aeroplani i furnizuar me energji diellore

25.08.2020 - 16:27

Një parashutist bëri kërcimin e parë nga një aeroplan, i furnizuar me energji diellore, të martën, pasi aeroplani u ngrit në lartësinë 1520 metrash mbi Zvicrën perëndimore, thanë organizatorët.

Aeroplani prototip me dy ulëse e bëri testin e fluturimit në mot të mirë dhe krijoji energji të ripërtëritshme. Parashutisti Raphael Domjan arriti shpejtësinë prej 150 km/h gjatë kërcimit, duke u ulur afër bazës së projektit në Payerne, raporton Reuters.

“Në ditët e sotme ka shumë gjëra që ndodhin për herë të parë, por më e rëndësishmja është se dikush sot kërceu për herë të parë nga një aeroplan që furnizohet me energji diellore. Dhe kjo e ndërron të ardhmen për këtë sport, dhe për parashutistët në përgjithësi”, thotë Domjan-i, shtytësi i projektit SolarStratos, i cili edhe e bashkë-pilotoi aeroplanin.

“Është hera e parë që kemi bërë një hedhje të tillë me parashutë. Unë u ngrita lartë me energjinë që erdhi nga panelet diellore të aeroplanit”, tha ai.

Në vitin 2022, ekipi synon të ngrihet edhe më lartë përmes energjisë diellore, duke u munduar të arrijë stratosferën, me lartësi prej 20 mijë metrash.