MENU
klinika

"Koncert në vitin '36"

Kumbaro: Filmi jo propagandë. Milkani: U edukuam keq për Zogun…

31.08.2020 - 12:10

       Kur kanë kaluar 42 vite, nga koha e xhirimit të filmit “Koncert në vitin ‘36”, dy aktorët kryesorë dhe regjisori, janë mbledhur në një ritakim, në natën retrospektivë të festivalit veror në teatër Kame, “Verës anës Tiranës”. Margarita Xhepa dhe Manushaqe Qinami, vijnë bashkë dhe pothuaj si në filmin e Saimir Kumbaros, kur jetësonin Tefta Tashko Koçon dhe Lola Gjokën, janë pothuajse të pandara. Më se katër dekada më vonë, nostalgjia dhe malli për sheshxhirimin, janë njësoj.

“Kam xhiruar shume filma, koncerti kujtim i bukur. Skenari i Kiço Blushit shumë elegant e plot karaktere. Kur me telefonoi Saimir Kumbaro, mendova se kishte skenar”, thotë aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa.

Teksa kujton xhirimet e hershme që i dhanë jetë një prej filmave më të dashur shqiptarë, Xhepa ripohon, dëshirën për të xhiruar, duke shprehur njëherësh trishtimin për zbehjen e interesit ndaj kinemasë sonë.

“Kur mora filmin u tremba pak, po ka qenë një punë me dashuri. A do ketë raste të tilla filmash? Është e dhimbshme”, – shprehet ajo.
Edhe aktorja që i dha jete personazhit të Tefta Tashkos, kujton emocionet e para dhe frikën para rolit. Pas katër dekadash, mundesh ende të shquash buzëqeshjen e saj si në film.

Mikpritësi i shfaqjes retrospektive, Gezim Kame, i pranishëm në shesh xhirim, sjell në vëmendje, detaje të tjera nga realizimi i filmit dhe vetë atmosfera e krijuar.

Një rol të madh në suksesin e jashtëzakonshëm të filmit, ka pasur doemos, përzgjedhja e aktorëve, për çka, sot bien dakord të gjithë

“Na vinte keq kur mbaronte xhirimi, kam mall”, -thotë Margarita Xhepa.

“Filmi ka karaktere të qëndisura në çdo rol”, – shprehet regjisori Gëzim Kame.

Atmosfera e krijuar në sheshxhirimin e Libohovës, në të shumtën e vet i dedikohet regjisorit Saimir Kumbaro, i cili edhe në këtë rishfaqje, nuk ngurron të tregojë anën e vet hokatare. “Doja tregoja, që dija të bëja film vetëm”, – thotë ai.

Regjisori Piro Milkani, e cilëson një nga 20 filmat më të mirë shqiptarë. Përtej modestisë që shpërfaq me të qeshur, miqtë kujtojnë impenjimin e Kumbaros për filmin.

“Kumbaro shfletoi shtypin e kohës, për të risjellë atë kohë”, – thotë Milkani.

Aktoret kryesorë, sjellin në vëmendje kohën e xhirimit dhe raportin me banorët, regjisorin e vetë njëra-tjetrën.

“Saimir Kumbaro ishte shumë dashamirës me artistët”, – kujton Margarita Xhepa.

“Bënim prova në dhomë me Margaritën”, – thotë Manushaqe Qinami.

40 vite pas xhirimit të filmit, Margarita Xhepa dhe Manushaqe Qinami interpretojnë për ne, një nga pjesët më të dashura të filmit.

Si për të ringjallur batutat e sheshxhirimit Saimir Kumbaro i përshëndet ndryshe dy artistët. “Më ngacmoi kënga që kënduat, është sensuale”, – thotë ai.

Koha kur u xhirua filmi dhe koha kur ai shfaqet a rishfaqet, nxit herë pas here debat, mbi ideologjinë, si damkosëse e shumë prodhimeve artistike. Ndonëse filmi vë në loje monarkinë, regjisori e ka një shpjegim.

“Filmi nuk përhap propagandë. Për t’i shpëtuar censurës, spostohej në kohë”, – shprehet Kumbaro.

Në të njëjtën linjë me Kumbaron, është edhe regjisori Milkani, pas një parashtrese historike, e krahason filmin me vepra të njohura, duke zbehur atë që lexohet si propagandë.

“U edukuam keq për Zogun, filmi merret me provincën. Vlera universale e filmit, si provincat e Çehovit”, – tha Milkani.

Tanimë, 40 vite më pas, me prodhime kinematografike të reduktuara në më shumë se 90 për qind, filmat shqiptarë të xhiruar para 1990-ës, mbeten ende ne qendër të vëmendjes. Për fat të keq, kulmet kinematografike të pasviteve ’90-të, me buxhete të tkurrura, kanë qenë të pakta, pavarësisht sforcimeve të mëdha të kineastëve.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale