MENU
klinika

Prurja e re e Kombëtares

Qazim Laçi: Ka konkurrencë, po pres debutimin

31.08.2020 - 14:06

Në konferencën e sotme për shtyp, përvec Armando Sadikut, ishte edhe prurja e re Qazim Laçi, për të cilin është grumbullimi i parë me Kombëtaren.

Mesfushori që aktivizohet me Ajaccio në Ligën e Dytë franceze thekson se ka shumë konkurrencë për të ardhur në Kombëtare, ndërsa shton se këtë çast ka vite që mezi e pret.

KONKURRENCA – “Shumë konkurrencë për të ardhur në Kombëtare. Niveli është rritur, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Europë. Luftohet për një vend. E njoh ekipin, e kam parë këto kohë. Me disa kam luajtur me Shqipërinë U-21 dhe e di si është konkurrenca.”

DEBUTIMI – “Do ishte krenari të luaj me Shqipërinë. Ka vite që e pres. Do ishte ndjenjë e mirë për mua. Kam luajtur me moshat dhe do ishte akoma më mirë të luaja me ekipin A. Kombëtarja të ndihmon shumë. E thashë që do të jetë krenari që të jem pjesë e këtij ekipi edhe në vijim”.

AJACCIO – “Nuk ishte diçka e mirë për ne, mund të ngjiteshim në Ligue 1. Federata franceze e anuloi kampionatin dhe nuk u ngjitëm në fund. Kishim shanse të ngjiteshim. Objektivi im është të luaj në elitë. Mundohem të arrij sa më lart”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Broja nuk luan në ndeshjen e parë

Ndryshime në Kombëtare, Zvicra bëhet problem