MENU
klinika

"Do ta kundërshtojmë urdhrin që nga e hëna"

Regjim 41-biss për Emiljano Shullazin, avokati: Klienti nuk përmbush kriteret

01.08.2020 - 18:12

Menjëherë pasi SPAK ka dhënë urdhër që Emiljano Shullazi dhe të pandehur të tjerë të mund t’i nënshtrohet regjimit të 41-biss, ka reaguar avokati i tij, Vladimir Meci.

Avokati Meci shprehet se aplikimi i mundshëm i Biss-41 ndaj Shullazit dhe të tjerëve është aksion propagandistik i SPAK, pasi nuk arrin dot që të hetojë korrupsionin në vend dhe kriminalitetin e shfrenuar që po mbizotëron.

Meci thekson se vendimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe SPAK-ut për aplikim të 41-biss ndaj disa të pandehurve është absurd dhe do të kundërshtohet në gjykatë nga e hëna.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“Në kushtet kur kriminaliteti po bën namin në vend, Ministria e Drejtësisë dhe SPAK kanë nisur një aksion poropagandistik ndaj Emiljano Shullazit dhe të tjerëve, gjoja për të treguar në opinion publik se po bëjmë gjithcka ndaj krimit. Kjo bëhet në një kohë që akuzat ndaj Shullazit janë nga ish Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të falsifikuara.

Por ky vendim si makjazh propagandistik, nuk mbulon dot zgavrat në fytyrën e re të drejtësisë, as dështimin e të gjitha institucioneve përgjegjëse në luftën ndaj krimit të organizuar, as paaftësinë e Strukturave të Posacme Antikorrupsion, as arrestimet e personave që kanë kaluar në jetën tjetër, apo arrestimin e shurdh-memecit bazuar në komunikimet e tij telefonike me zërin e tij të munguar etj etj.

Si një urdhër arbitrar, të kundërligjshëm dhe abuziv, do ta kundërshtojmë atë që ditën e hënë, në datën 3 gusht 2020, në SPAK, pasi Emiljano Shullazi dhe katër të pandehurit me të, nuk përmbushin kriteret për të qenë subjekte të ligjit për Regjimin e Posacëm në Burgun e Sigurisë së Lartë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e avokatit Meci.