Nëse “Topi i Artë” do të zhvillohej për këtë vit, me siguri Robert Lewandowski do të ishte pretendenti kryesor për ta fituar. Sulmuesin e Bayern Munchen mund ta quani pa frikë Lewangolski.
Polaku nuk di të bëjë gjë tjetër, veçse të shënojë. Edhe në sfidën e fundit ndaj Chelsea-s, ai e tundi dy herë rrjetën dhe shërbyer një herë për Tolisson, duke u bërë kështu lojtari më i përfshirë në golat e skuadrës kampione të Gjermanisë. Janë pesë sekretet e bomberit polak:
1.NJERIU CHAMPIONS – Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Raul, Robert Lewandowski: Ky ishte goli i 65-të i polakut në Champions. Ai barazoi në renditje sulmuesin e Real Madrid, Karim Benzema. Me golin e dytë ai la pas francezin, duke u renditur pas legjendës Raul që mban vendin e tretë në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Champions-it.
2.REKORDMENI – Lewa vendosi edhe një rekord të ri në skuadrën e Bayern. Ai është lojtari i parë që shënon në shtatë ndeshje radhazi në Champions. Askush më shumë se polaku që nga faza e grupeve dhe deri tani nuk i ka marrë për dore kampionët e Gjermanisë falë golave të tij.
3.HISTORIK – Asnjë lojtar nuk ka shënuar më parë për një skuadër gjermane në një sezon, sa ai. 31-vjeçari ka në llogarinë e tij 13 gola me fanellën e Bayern në këtë kompeticion.
Në total, Robert ka shënuar 66 gola në 87 ndeshje të Champions-it. Vetëm Ronaldo dhe Mesi kanë shënuar më shumë se ai. Portugezi i Juventusit mban edhe rekordin me 17 gola të shënuar në një sezon. Kjo ka ndodhur në 2013-2014 ku ai luante për Real Madrid.
4.I GJITHËPËRFSHIRË – Lewandovski, Lewandovski dhe sërish Levandovski. Polaku u përfshi në të shtatë golat në dy përballjet me Chelsea (3 gola dhe 4 asiste). Ishte hera e 16-të që ai shënon në dhe jep asist nw Champions. Vetëm Ronaldo (36 herë) dhe Mesi (34 herë) e kanë bwrw më shpesh.
5.SIGURIA – Kur Lewandowski shkon të ekzekutojë një 11-metërsh, çdo tifoz i Bayern është i sigurt që ai do të shënojë. Portierët kundërshtarë kanë pak mundësi ta ndalin atë. 11 herë ka shënuar polaku në Champions nga pika e bardhë. Në të 11 herët ai nuk ka gabuar, ashtu siç nuk bëri edhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Chelsea-s.
TROFEU – Robert Lewandowski vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Bayern. Polaku nuk ndalon së shënuari duke vendosur edhe një tjetër rekord në arritjet e tij. Me dy golat e shënuar ndaj Chelsea në ndeshjen e kthimit të 1/16-ave, Lewa tregoi edhe njëherë tjetër se nuk kërkon të ndalet dhe se do me patjetër të fitojë Champions-in.
“Rekordet? Nuk më interesojnë shumë, ajo që dua është të fitoj trofeun. Është diçka që më mungon në karrierën time. Mendoj se ky është sezoni i duhur për ta sjellë në Mynih. Skuadra po punon fort dhe nëse vazhdojmë kështu, shanset që në fund trofeun ta ngremë ne, janë të mëdha”, – u shpreh 31-vjeçari polak.