MENU
klinika

Ja sa shpesh duhet t'i prisni

Sa kohë i duhen flokëve që të rriten?

26.08.2020 - 06:53

Një pritje e gjatë, e lodhshme dhe aq shumë e dëshirueshme është ajo e zgjatjes së flokëve! Sa herë pendohemi pas prerjes së radhës, lutemi që flokët të na rriten, nëse është e mundur brenda natës.

Sa kohë duan vërtet flokët që të rriten?

Në fakt, diçka e tillë varet nga një person tek tjetri dhe shumë faktorë të tjerë përreth si; dieta, mosha, genet apo shëndeti fizik. Gjithsesi, pas studimeve të kryera mesatarisht prisni që floku juaj të zgjatet me 15 cm brenda vitit- që do të thotë 1.27cm në muaj. Duket si përjetësi, por ka mënyra të tjera që mund ta stimulojë rritjen e tyre.

1. Kujdesuni për skalpin tuaj!

Rritja e flokëve fillon nga brenda-kështu të kujdeseni për rrënjën e flokëve është pjesa e parë e rëndësishme. E  mira është që herë pas here të masazhoni skalpin e kokës tuaj.

2. Produktet, shampot dhe stilimi

Shampot dhe zbutësist ndihmojnë në mirëmbajtjen dhe rritjen e tyre. Ndonëse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, këto produkte i ndihmojnë flokët të mos këputen.

3. Hani shëndetshëm dhe merrni vitamina.

Çfarë ju hani ndikon gjithashtu në flokët e gjatë. Disa ushqime ndihmojnë që proçesi të përshpejtohet.  Peshku në përgjithësi dhe salmoni në veçanti janë të pasura me Omega 3 dhe vitamin D.

4. Pritini më shpesh flokët

Ngjan si klishe, por në fakt prerja e flokëve ka një ndikim  të madh në shëndetin e tyre.Ndonëse nuk do të bëjnë që flokët të rriten brenda natës, do t’ju shpëtojnë nga ndarja e besdisshme e fundeve.

Pasi të keni bërë të gjitha këto, prisni.

Burimi: Pop Sugar