MENU
klinika

Nga The Guardian

Si kryeministri britanik e humbi kontrollin…

06.08.2020 - 10:48

Të marrësh pushtetin është shumë mirë.

Ndonjëherë harrohet është se pushteti është i dobishëm vetëm kur e dini se çfarë doni të bëni me të.

Boris Johnson tani ka humbur.

Fillimisht, ai dukej sikur mendonte se Brexit, “marrja e kontrollit”, do të ishte qëllimi i mjaftueshëm.

Por koronavirusi e ka ndryshuar situatën.Strategjia e politikës dhe e komunikimit i përkasin Kryeministrit dhe këshilltarit të tij të veçantë Dominic Cummings. Rezultati ka qenë një kaos.

Johnson në fillim refuzoi ta shihte koronavirusin si kërcënim dhe pastaj u tregua i paduruar për të hequr masat.

Rezultati është që Mbretëria e Bashkuar ka pasur numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë, njerëzit janë të hutuar dhe qeveria është detyruar të ndalojë planet e Johnson për “zbutjen”’ e mëtejshme të kufizimeve sociale dhe ekonomike.

Mungesa e qartësisë në komunikimet e qeverisë pasqyron mungesën e një strategjie koherente.

Johnson n uk ka pranuar që kjo luftë do të zgjasë shumë.

Johnson, duhet të thuhet, nuk është njeriu që ka marrë vendime për situatën.

Por kryeminsitrat acarohen kur i kufizojnë autoritetin. Ata fillojnë të besojnë se mund të bëjnë ashtu siç dëshirojnë.

Drejtuesit e njëpasnjëshëm kanë eksperimentuar me të gjitha llojet e rregullimeve institucionale, për të mos uj amrrë me parlamentin.

Autoriteti i Zyrës së Kabinetit, është zhdukur dhe është zbehur.

Disa nga këto ndryshime mund të ndihmojnë. Sidoqoftë, për pjesën më të madhe, riorganizimi i institucioneve është një shpërqendrim total, një zëvendësues i dobët i një strategjie inteligjente qeverisëse.

Kryeministrat që kanë arritur të “lënë mënjanë” qeverinë, nuk e kanë bërë duke ndryshuar personat, por duke vendosur ambicie të qarta dhe duke punuar për ty.

Pak dyshuan në aftësinë e Margaret Thatcher. Ajo që kishte rëndësi ishte qëllimi që ajo kishte dhe qartësia e tij. E njëjta gjë mund të thuhet për Tony Bler.

Ironia është se të dy ish-kryeministrat përfunduan si viktima të padëshiruar të autoritetit të tyre të padiskutueshëm.

Askush në kabinetin e Thatcher nuk ishte aq i fortë sa ta pengonte atë të vendoste taksën që solli rëzimin e saj.

Nxitimi i Bler për të luftuar në Irak po ashtu.

Unë disi dyshoj se Johnson do të ketë ndonjëherë një kontroll të tillë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al