MENU
klinika

"Zogut të parajsës i duhet vazhdimisht të fluturoje në drejtim të kundërt me erën”

Thorou: Ndryshimi ndërmjet një Mjeshtri, një Artisti, dhe një Gjeniu…

15.08.2020 - 14:50

Dy dekada më parë, duke reflektuar nëse artistët e mëdhenj kanë lindur të tillë apo janë bërë, Xhek Keruak shpalli: “Gjenialiteti lind, talenti e shpalos.”

Më shumë se një shekull më parë, Henri David Thorou (12 korrik 1817-6 maj 1862)-një nga artistët më të mëdhenj të njerëzimit, në sensin më të gjërë të mundshëm-shfaqi intelektin e tij të mrekullueshëm dhe gjenialitetin shpirtëror mbi këtë pyetje në kryevepren e tij të vitit 1849 “Një Javë në Konkord dhe Merrimak Rivers.”

Gjatë asaj kohe që po konceptonte mitin e produktivitetit dhe vlerën e vërtetë të punës, Thorou shkruan:

Njeriu Gjeni mundet që në të njëjtën kohë të jetë, siç është e zakontë, një Artist, por këto të dyja nuk duhet të ngatërrohen me njëra tjetrën. Referuar njerëzimit, Njeriu Gjeni, është një krijues, një talent i frymëzuar, që krijon një punim perfekt duke iu bindur ligjeve të pazbuluara ende. Artisti është ai që e dikton dhe e zbaton ligjin duke vëzhguar punimet Gjeniut, gjeniut njeri apo natyrë. Mjeshtri thjesht zbaton rregullat që kanë vendosur të tjerët. Nuk ka pasur ndonjeherë një njeri tamam Gjeni; ashtu siç nuk ka pasur ndonjëherë mungesë të madhe Gjenialiteti.

Thorou – që shkruajti aq bukur për “dinjitetin e të përcaktuarit të suksesit të dikujt”- argumenton që gjenialiteti i vërtetë shpesh ndesh rezistencë; testi dhe shenja e gjeniut është se sa mundet ai të qëndrojë mes trysnive të jashtme për t’u përballur me një rrugë sprovuese:

Edhe gjeniut më të rrallë i kushton shumë të dorëzohet dhe të konformojë me mënyrat e botës. Gjeniu do të ishte orendia më e keqe, nësë një poet do të shkonte andej nga fryn era e popullsisë. Zogut të parajsës i duhet vazhdimisht të fluturoje në drejtim të kundërt me erën.

Ai është marinari më i mirë që mund të manovrojë me erën, dhe të shkëpusë fuqitë më motivuese nga vështirësitë më të mëdha. Shumica fillojnë dhe largohen apo të lëvizin sapo era ndryshon kahje.

Jo shumë ndryshe nga ne, që përdorim fjalën “artist” sot, Thorou përdor fjalën “poet” në një kuptim më të madh sesa ai i vërteti, duke shfaqur jo vetëm shkrimtarët e poezisë por edhe krijuesit që zgjerojnë vlerësimin tonë artistik të së bukurës dhe vërtetës në punimet e tyre, të çdo lloj natyre. Ai shkruan:

Mbi të gjitha, është adhuruesi i së bukurës, ai që ka bërë punën e vërtetë.

Poeti do të mund të jetë i famshëm në sajë të gabimeve të tij, dhe në sajë aftësive të tij gjithashtu. Ai do të ngulë në kokë një gozhdë, e ne s’kemi për ta njohur formën e çekiçit të tij.

Për artistët gjenialiteti i të cilëve nuk njihet në kohë, Thorou ofron një shpëtim me perspektivë më të madhe:

Poeti… do të mbaje mend vetëm të vërtetën dhe të bukurën që pa vetë ai, dhe do të presë kohën kur një vision i tillë do të shikohet në të njejtën mënyrë siç e pa ai.