MENU
klinika

”Lavazza Film Festival”

Triumf artistja shqiptare: Një pjesë e të ardhurave, lufës me covid-19

02.08.2020 - 14:13

       Vlerësohet në festivalin e filmit “Lavazza Film Festival”, artistja dhe producentja shqiptare, Aba Golja, për filmin “The Cuban”. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se ndihet e nderuar që është vlerësuar me çmimin “Aktorja më e mirë”.

“Nuk e di ende, se çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme… por, përfundova me një çmim në emrin tim. Pafundësisht mirënjohëse, për vlerësimin si aktorja më e mirë në ”Lavazza Film Festival”. Faleminderit të gjithëve”, – shkruan Golja.

Festivali i filmit u zhvillua nga 20 deri më 31 korrik në Toronto, Kanada, ku prezantoi një përzgjedhje filmash nga disa prej vendeve më të prekura nga kriza globale e shëndetit, në përpjekje për të ndërtuar një urë lidhëse në mes filmit dhe betejës ende të pafituar, kundër pandemisë që po kalojmë.

Në festival u prezantuan filma nga vende të ndryshme të botës, përfshirë: Francën, Spanjën, Kinën, Rusinë, SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Indinë dhe Kanadanë, me një seri të veçantë “Focus on Italy”, të prezantuar në bashkëpunim me Istituto Italiano di Cultura a Toronto.


Një pjesë e shitjeve të biletave do të shkojnë për Kryqin e Kuq Kanadez, pikërisht për të luftuar pandeminë COVID-19.

Filmi “The Cuban”, ka si për producente, artisten me prejardhje shqiptare, Ana Goljan. Vetë artistja tha, se për filmin “The Cuban”, ku edhe ajo luan rolin e  një infermiereje të re, që u shërben të moshuarve në një shtëpi sociale, është frymëzuar nga gjyshja e saj.

“Mesazhi nga stërgjyshja, gjithmonë ka qenë “të jesh njeri i mirë” dhe më ka mësuar të jem bujare, e respektueshme dhe ta shijoj sa më shumë jetën. Ndërsa mesazhi që jap unë, është: t’i duam prindërit dhe gjyshërit, dhe të kujdesemi sa më shumë për ta”- thotë Ana.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit