MENU
klinika

Jo vetëm dëmtojnë organizmin por edhe...

Ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni gjatë verës

11.08.2020 - 11:58

Gjatë sezonit veror është shumë e rëndësishme shmangia e disa ushqimeve, që jo vetëm ndikojnë keq në organizmin tonë, por edhe mund të bëhen shkaktarë për infeksione.

Ekspertët e Shëndetësisë rekomandojnë moskonsumimin e ushqimeve pikante, dhe të atyre që nuk janë vegjetariane. Ushqimet pikante rrisin temperaturën e trupit duke qenë se rritet norma e metabolizmit.

Gjithashtu, vera nuk është koha më e mirë për të konsumuar mish, peshk apo të gjitha llojet e ushqimeve të detit. Nëse konsumoni shumë mish do të djersisni më shumë dhe do të keni probleme me tretjen.

Është shumë e rëndësishme të shmangni ushqimet e gatshme apo të ‘fast-food’-eve që janë të pasura me yndyrna dhe vaj. Gjithashtu nuk duhet të konsumoni salcat, sepse përmbajnë sasi të lartë të një lënde që ndikon në shtimin në peshë.

Ushqimet mund t’i konsumoni në gjendjen e tyre natyrale dhe nuk keni pse t’u shtoni salcë. Duhet të tregoni një kujdes shumë të madh edhe ndaj ushqimeve të mbetura nga vaktet e kaluara.

Sapo mbarohet ushqimi, pjesën që ngelet duhet ta ruani në ambient të ftohtë ose të ngrohtë, në varësi të llojit. Ushqimi i lënë jashtë mund të kthehet në një problem, sepse hyn në një zonë problematike të temperaturës.

Nëse ushqimi lihet jashtë për më shumë se katër orë, duhet hedhur menjëherë në kosh të plehrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj