MENU
klinika

Kthehet publiku

Vendimi surprizë, dy gara të Moto GP me tifozë

13.08.2020 - 11:48

Dy garat e Botërorit 2020 të Moto GP që do të zhvillohen në pistën e Misano (Itali) më 13 dhe 20 shtator do të zhvillohen me publik. Autoritetet lokale kanë marrë vendimin për të hapur pjesërisht dyert për publikun.

Pista që mban emrin e “Marco Simoncelli” ka një kapacitet që shkon deri në 110 mijë shikues, por për garën do të lejohen vetëm 10 mijë tifozë. Ulja do të jetë vetëm në tribuna duke zbatuar protokollin e sigurisë anti-Covid dhe jo në zonat me bar afër pistës.

Është vendosur që organizatorët e garës të ruajnë për dy javë listat me emrat e atyre që do të blejnë një biletë, për t’i kontaktuar në çdo rast që do të evidentohet ndonjë person pozitiv me Covid-19. Kjo pistë është pak kilometra larg shtëpisë së pilotit legjendar Valentino Rossi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN