MENU
klinika

Shokë apo më shumë se kaq?

Adrola Dushi flet për herë të parë për raportin me Capital T

22.09.2020 - 08:59

Prej pak kohësh po qarkullon lajmi se Adrola Dushi dhe Capital T po jetojnë një romancë të bukur.

Për më tepër, thuhet se këto ditë po i kalojnë bashkë në Tiranë. Adrola, moderoi në natën finale të “Miss Universe Albania and Kosovo”. Ndërkohë që edhe Capital T ka postuar foto nga shëtitjet në kryeqytet.

Në një intervistë për “NIN”, Adrola ka folur për herë të parë për marrëdhënien që ka me këngëtarin.

Në lidhje me pjesëmarrjen në videoklip, ajo u shpreh se ka qenë duke i dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie”, e cila i ka pëlqyer shumë dhe ka vendosur bashkë me Capital T që ta sjellin me një videoklip.

Sigurisht, Adrola ka folur edhe në lidhje me raportin që ka me këngëtarin dhe ka sqaruar nëse janë më shumë se shokë.

  • Pjesë nga biseda:

Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë. Një nga djemtë e rrallë që ne kemi fatin ta kemi. Jam shumë e lumtur që e kam shok dhe kam mundësinë ta kem në jetën time…

Alaudin: Si shok?

Adrola: Si shok sigurisht.