Ndonëse ka pasur oferta nga më të ndryshmet, Massimiliano Allegri është akoma në kërkim të një stoli. Trajneri livornez është pa ekip prej një viti dhe sezoni 2020/2021 duhej të ishte ai i rikthimit.
Megjithatë, deri tani asgjë nuk ka ndodhur për ish-trajnerin e Juventus-it dhe Milanit. Ndërkohë, nga Holanda ka ardhur një prapaskenë e bujshme e merkatos. Sipas Sky Sport, Federata holandeze ka kontaktuar trajnerin italian.
Por Allegri duket se e ka refuzuar ofertën sepse është akoma në pritje të një klubi. Gjithsesi, në rast se do të zgjidhte një kombëtare, preferenca e Allegri-t do të ishte Italia. E ardhmja e tij mbetet e paqartë për momentin, duke parë se të gjithë stolat e ekipeve të mëdha janë të zënë.
Gjithsesi, sezoni ende nuk ka nisur dhe nuk dihet cfarë do të ndodhë deri në mesin e shtatorit. Allegri është lakuar në disa klube të njohur në Europë, por akordi nuk është arritur me asnjë.