MENU
klinika

Sipas “Repubblica”

1 miliardë euro dhe Allegri, Arnault do Milanin

01.07.2020 - 13:43

Nuk është hera e parë që përflitet, por duket se së fundmi gjërat kanë avancuar. Sipas gazetës italiane “Repubblica”, pritet një takim të rëndësishëm mes multimiliarderit Bernard Arnault dhe Gordon Signer, pronarit të Elliot të Milanit.

Interesimi i Arnault lind nga “drita jeshile” e Bashkisë Milano për stadiumin e ri “San Siro”. Madje, sipas gazetës në fjalë, Massimiliano Allegri do të kthehej në stolin kuqezi, atë ambient që njeh shumë mirë.

Edhe shifrat dhe emrat do të qëndronin të njëjtët: më pak se 1 miliardë euro për të mbyllur operacionin, ish-drejtori sportiv kuqezi Braida që kthehet njeri i fortë merkatoje. Nga Fuschl am See, selia e Salzburgut dhe Red Bull, konfirmojnë se gjermani Rangnick është duke dhënë lamtumirën dhe ka përshëndetur drejtuesit dhe ambientin në pritje të aventurës së re kuqezi.

Këshillitari administrativ Furlani dhe administratori i deleguar kuqezi, Gazidis, kanë marrë prej kohësh “ok”. Nëse ky operacion do të realizohej, Milan do të bëhej pretendent menjëherë në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miliarderi Arnault gati të blejë klubin

Louis Vuitton akord për aksionet e Milanit