MENU
klinika

Portieri shqiptar pret penallti

Berisha, hero i SPAL edhe në Serie B

25.09.2020 - 19:27

Nuk ka mundur do të gjejë akoma skuadër në Serie A, por Etrit Berisha vazhdon të jetë i rëndësishëm për skuadrën e SPAL edhe në Serie B. Gardiani i Kombëtares shqiptare ka luajtur ndeshje e parë në ligën e dytë italiane.

SPAL luajti në transfertë ndaj Monzës, ekip që vjen nga Serie C me president Silvio Berlusconi. Vendasit ishin më aktivë gjatë kësaj sfide, por në fund SPAL mundi të marrë një pikë me mjaft rëndësi në barazimin 0-0. Vendimtar në këtë betejë ishte pikërisht Etrit Berisha.

31-vjeçari shqiptar bëri plot shtatë pritje të rëndësishme gjatë ndeshjes, pesë prej tyre brenda zonës së rreptësisë. Mes tyre edhe një penallti, që do i jepte triumfin skuadrës vendase.

Kristian Gytkjaer u hipnotizua nga Berisha në minutën e 82-të dhe ndeshja u fiksua në barazim pa gola. Padyshim njeriu i ndeshjes Berisha, i cili jep sinjale se është në gjendje të luajë në nivele më të larta.