MENU
klinika

Përgjigjet mjeku!

Çfarë është nonenali?

09.09.2020 - 09:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çfarë është nonenali?

Mjeku: Nonenali është një substancë e cila shkakton aromën karakteristike të pleqërisë. Sipas një studimi që është kryer për dermatologjinë hulumtuese, tregohet se rritja e nonenalit është e lidhur drejtpërdrejt me plakjen. Nonenali është bashkim kimik i cili shfaqet me shkatërrimin e thartirave yndyrore të pangopura Omega – 7 në lëkurë në procesin e oksidimit.

Lëkura, pas moshës dyzetvjeçare fillon të prodhojë më shumë thartira yndyrore edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa mbrojtja antioksidante gjithnjë e më shumë dobësohet.

Duke u dobësuar lëkura, vajrat natyrale oksidohen më shpejt dhe prodhojnë nonenalin. Meqenëse nuk është i tretshëm në ujë, nonenali mund të qëndrojë në lëkurë edhe me gjithë larjen e hollësishme. Prandaj aroma mbetet në trup por edhe në rroba.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.