MENU
klinika

Historia e Kelës

“Dhimbja dukej muskulare, por në të vërtetë ishte sulm në zemër”

30.09.2020 - 14:08

Pasi e mori vajzën e saj në stërvitje, Kela shkoi përsëri në punë për të kryer një detyrë. Duke ecur, ajo ndjeu një dhimbje të rëndë në gjoks dhe në pjesën e sipërme të shpinës, bëri një pauzë dhe dhimbja u qetësua. Por kur  filloi të ecë përsëri, dhimbja u kthye.

Ajo gjeti një vend për t’u ulur dhe për të pushuar për disa minuta dhe dhimbja u largua. Kjo i kujtonte asaj ndjenjën nga ngritja e kutive të rënda. Edhe pse nuk kishte bërë ndonjë gjë të mundimshme, ajo e përcaktoi si dhimbje të muskujve. Te nesërmen në mëngjes, Kela ishte duke punuar nga shtëpia. Shtrëngimi në gjoks dhe në shpinë u kthye dhe ishte mjaft i dhimbshëm saqë e thirri mjekun e përgjithshëm.

“Nëse nuk do ta dija së cfarë kisha, do të mendoja se kisha një sulm në zemër”, tha me shaka ajo me mjekun. Doktori tha se dukej muskulore dhe sugjeroi që Kelly të masazhonte kurrizin. Ajo e bëri dhe kjo e ndihmoi për momentin.

Atë natë, bllokimi I frymëmarrjes u kthye. Ishte edhe më keq, duke shkaktuar gulçim.

“A duhet të shkojmë në dhomën e urgjencës?” pyeti burri i saj.

“Cfare mund te bejne ata?” Tha Kela “Është muskulore”.

Ajo nuk kishte pse të shqetësohej. Në moshën 41 vjeç, ajo ishte e shëndetshme, ushqehej mirë, nuk ishte mbipeshë dhe kishte kontrolle të rregullta mjekësore. Në dush të nesërmen, dhimbja u ndez kur  ngriti krahët për të larë flokët. Kelly e ndjeu dhimbjen tërë ditën. Megjithëse kishin rezervime darke,burri i saj këmbënguli që ata të shkonin drejt në shtëpi. Kjo, derisa e pa Kelën duke u përkulur në sediljen e përparme të makinës nga dhimbja.

“Tani do të shkojmë në spital”, tha ai, duke e  kthyer makinën dhe duke thirrur vjehrrit për të marrë fëmijët

Në dhomën e urgjencës, testet treguan se Kela kishte pësuar një sulm në zemër. Është verifikuar mëngjesin me ekokardiogram. Arteria e përparme zbritëse e majtë – arteria që ushqen me gjak pjesën e përparme dhe të majtë të zemrës – ishte 95% e bllokuar. Ditën tjetër, mjekët vendosën një stent për të rivendosur rrjedhën e gjakut në zemër. Përgjatë atyre dy ditëve të para, Kela vëzhgonte aktivitetin përreth saj pa emocione. Vetëm pas një vizite nga djali dhe vajza e saj një ditë pas operacionit, ashpërsia e goditi atë.

“Kam qarë tërë ditën”, tha ajo.

Kela shkoi në shtëpi të nesërmen. Për shkak të shqetësimeve për sa gjak mund të pomponte zemra, asaj iu dha një defibrilator i veshshëm, një pajisje e ngjashme me jelek që monitoron zemrën dhe mund të japë një goditje për të rivendosur një ritëm normal të zemrës nëse është e nevojshme. Në vend që të siguroheshin nga defibrilatori, Kela  dhe burri i saj ndien të kundërtën.

“Unë kisha frikë të jetoja dhe kisha frikë të vdisja”, tha Kela

“Ndjeva sikur fjeta me njërin sy të hapur derisa të hiqte atë jelek”, tha burri. Një muaj më vonë, kardiologu deklaroi se zemra ishte shëruar plotësisht dhe nuk i duhej më jeleku. Akoma, dyshimet vazhduan.

“Unë ende isha e frikësuar për vdekje”, tha Kela.

Ajo me të vërtetë ka sëmundje të zemrës në familjen e saj – një xhaxha vdiq nga një sulm në zemër dhe babai monitorohet nga një kardiolog – por nuk kishte ndonjë problem shëndetësor të mëparshëm. Ajo fillimisht nuk dëshironte të shkonte në rehabilitimin kardiak sepse ” jam e re dhe e shëndetshme dhe ju po më vendosni në rehabilitim për disa mangësi që nuk kam”, tha ajo. “Por unë përfundova duke e dashur atë. Më mësoi se mund t’i besoja përsëri zemrës sime dhe më dha besimin për t’u ndjerë sikur mund të isha aktive dhe të mos vdisja”.

“E kuptova se sa e rëndësishme ishte kjo për shërimin tim, si për të dëgjuar historitë e njerëzve të tjerë, ashtu edhe për të treguar të miat,” tha ajo. Ajo e kuptoi që historia e saj nuk është unike. Gratë presin më shumë se burrat për t’u trajtuar për një sulm në zemër, tregon hulumtimi. Vonesa mesatare është rreth 54 orë tek gratë dhe 16 orë tek burrat. Tre vjet më vonë, Kela tha, “Ndihem plotësisht në normalitet. Nuk mendoja se kjo ditë do të vinte ndonjëherë.” Ajo i është rikthyer ushtrimeve dhe monitoron rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Ajo ende është vullnetare të flasë në grupe për përvojën e saj, duke shpresuar se të tjerët nuk do të heqin dorë nga simptomat e tyre si ajo.

“Nuk kalon kurrë një ditë që të mos mendoj për sulmin në zemër”, tha ajo. “Gjeta forcën që nuk e kuptova se kisha dhe jam shumë mirënjohëse për kohën me familjen time.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN