MENU
klinika

“Nuk u arrit ajo që ishte premtuar”/ Grenell i përgjigjet Osmanit

“Është e çuditshme që ti të ankohesh”

05.09.2020 - 18:10

Emisari special i presidentit Trump, Richard Grenell së fundmi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmanit, e tha se në marrëveshjen e djeshme Kosovë-Serbi nuk u arrit ajo që ishte premtuar.

Ndërkohë Grenell në postimin e tij në Twitter i është drejtuar Osmanti se marrëveshja ishte për normalizimin ekonomik të vendeve, duke shtuar se ajo nuk ka pse të ankohet pasi nuk ka ngritur asnjë shqetësim dhe se nuk i ka dhënë asnjë ide atij.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap i jashtëzakonshëm.

Për ty të ankohesh tani që nuk keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju nuk keni ngritur asnjë shqetësim e as nuk më keni dhënë ndonjë ide mua.

Neve na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm të ankohen. Kjo është për vendet e punës, jo simbolizëm”, ka shkruar Grenell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DW/ Eksperti amerikan për Ballkanin me ton kritik

“Grenell hoqi dorë nga njohja e Kosovës”