MENU
klinika

"Vaksina nuk do i mbrojë të gjithë..."

Fauci: Ja kur do t’i rikthehemi normalitetit

20.09.2020 - 10:07

Normaliteti duket se është larg, për post-pandeminë duhet të presim deri në fund të vitit 2021. Kështu është shprehur eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci. Po ashtu, ai ka shkruar se në çdo rast, situata do të varet nga vaksina anti-Covid.

Fauci u shpreh po ashtu se beson se së shpejti mund të kemi një vaksinë që të jetë 70-75% efektive për të luftuar koronavirusin.

“Nuk do të mbrojë të gjithë, por shumicën, dhe kështu virusi nuk do të ketë mundësinë që të mbrojë veten,” deklaroi ai. SHBA është vendi më i prekur në botë nga pandemia. Vendi numëron 6,967,403 të infektuar si dhe 203,824 të vdekur si pasojë e Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mjeku që luftoi kundër HIV-it, SARS-it dhe Ebola-s

Ai është shpresa e amerikanëve për të luftuar Koronavirusin

"Rekomandimet e ekspertëve do të përcaktojnë hapat..."

“Kurba e koronavirusit po fillon të sheshohet”, reagon Trump

"Provat e vaksinës në njerëz dhanë rezultate pozitive"

Dr. Fauci flet për ‘VOA’: Ja si mund të parandalohet vala e dytë e koronavirusit!