MENU
klinika

Ja ç'do të ndryshojë

Gjermania do të ndjekë formulën e Merkelit edhe kur..

18.09.2020 - 11:24

Partia e kancelares Angela Merkel do ta mbajë Gjermaninë në një drejtim centrist, pavarësisht se cili kandidat fiton garën e udhëheqjes në dhjetor, tha një aleat i ngushtë i saj në një intervistë.

“Falë busullës së Angela Merkel, CDU është aq fort e rrënjosur në mes saqë nuk kam asnjë dyshim se edhe kur ajo nuk mban më detyrën, CDU do të vazhdojë rrugën e saj”, Daniel Guenther, tha Kryeministri i shtetit verior të Schleswig -Holstein.

Ndërsa ekonomia më e madhe e Evropës është përqendruar në nxitjen e një rimëkëmbje pasi pandemia e koronavirusit shkaktoi recesionin më të keq, gara për të pasuar Merkel në zgjedhjet kombëtare një vit nga tani është në zhvillim e sipër.

Dhe me të vjen ndjesia në rritje brenda dhe jashtë vendit që ajo do të lërë një boshllëk të madh pas më shumë se një dekade e gjysmë në detyrë.

CDU më parë këtë javë vendosi konventën e saj për të zgjedhur një udhëheqës të ri për 4 Dhjetor në Stuttgart. Kandidatët kryesorë janë Kryeministri i Nordrhein-Westfalen Armin Laschet për të moderuarit dhe ish-udhëheqësi i grupit parlamentar, Friedrich Merz për krahun konservator të partisë.

Kushdo që merr postin e lartë të CDU-së normalisht do të merrte një pozicion politik për të pasuar Merkelin, pasi ajo mbetet partia më e fortë e Gjermanisë.

Por Markus Soeder, kreu i partisë më të vogël motër Bavareze të CDU-së, Unionit Social Kristian, gjithashtu është konsideruar një pretendent i fortë, pavarësisht se mohoi interesin për kancelarinë.

Pas konventave të tyre përkatëse të partisë, CDU dhe CSU pritet të vendosin në fillim të vitit të ardhshëm për një kandidat të përbashkët.

Sipas një studimi të fundit të opinionit Kantar, vetëm 6% e gjermanëve e konsiderojnë Laschet një kancelar të qëndrueshëm, prapa Soeder me 31% dhe Merz me 13%.

Merkel është zotuar të mos ndërhyjë direkt në vendimin për ta zëvendësuar atë, por megjithatë ajo bëri vizita në shtetet e tyre këtë verë, duke lavdëruar secilin prej tyre.

Kryetarja e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, e cila është gjithashtu ministre e mbrojtjes, nxiti betejën e lidershipit në shkurt kur ajo vendosi të largohej pas disa gabimeve të njëpasnjëshme.

Largimi i saj nuk do të thotë një ndryshim në politikën e jashtme të vendit, tha Guenther.

Dhe ai beson se shanset që Merkel të ndryshojë mendim dhe të kandidojë për një mandat të pestë janë inekzistente.

Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?