MENU
klinika

"Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi, por …"

‘Gjovalin Loka bashkëpunëtor i Sigurimit?’, reagon Lleshaj

01.09.2020 - 10:37

Ministri i Brenshem, Sander Lleshaj ka cmuar punen e bere nga drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike, Gjovalin Loka, duke mos iu pergjigjur akuzave te opozites ne adrese te tij, si ish bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit.

Gjate vizites se bere ne Korçë, ne prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave Shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj. ai është pyetur edhe për akuzat e opozitës ndaj Lokes.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.

Kujtojme se Partia Demokratike ne deklarata publike e ka akuzuar drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Lokën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Kjo akuzë është vërtetuar nga ana e Komisionit të Vlerësimit të vettingut në polici, por Loka u konfirmua në detyrë, pasi u tha se ai nuk ka firmosur asnjë dokument për sa kohë ka mbajtur poste në Sigurim.