MENU
klinika

Ligue 1, Java 3

Gol në limit, PSG merr pikët e para

16.09.2020 - 22:00

PSG e nisi në mënyrën më të keqe kampionatin e ri në Francë, duke mos fituar asnjë pikë në 2 ndeshjet e para. Në përballjen e sotme në shtëpi ndaj Metz, kampionët ishin me fat, pasi golin e vetëm të fitores e realizun në minutën e 93-të.

Mbappe ka munguar si rezultat i infektimit dhe duhet të plotësojë ditët në karantinë, ndërsa Neymar, Kurzawa dhe Paredes ishin ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Marseille.

Edhe sonte PSG u duk nerzov, pasi që në minutën e parë mbrojtësi Diallo ndëshkohet më karton të verdhë. Pastaj në fillimin e së dytës është Draxler. Për të ardhur në minutën e 65-të kur Diallo merr të dytën e verdhë dhe lë të tijtë me 10 vetë.

Përballë një skuadre që mbrohet me shumë vetë dhe me 10 lojtarë në fushë, PSG e pati të pamundur të depërtonte në zonën mike. Por atëherë kur Metz mendoi se mori një pikë në Paris, Draxler shënon golin e fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN