MENU
klinika

Synon akses të barabartë te vaksina

Iniciativa “COVAX” e OBSH: I bashkohen 76 vende të pasura

03.09.2020 - 16:52

Rreth 76 vende janë angazhuar tashmë në planin botëror të vaksinës së Covid-19 të drejtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që synon të shpërndajë në mënyrë të drejtë injeksionet. Seth Berkley, kreu ekzekutiv i aleancës së vaksinave “GAVI”, tha se plani, i njohur si COVAX, ka tashmë Japoninë, Gjermaninë, Norvegjinë dhe mbi 70 vende të tjera të nënshkruara, që kanë rënë dakord në parim për të blerë vaksina të Covid-19.

Sipas zyrtarëve, koordinatorët e COVAX ndodhen në bisedime me Kinën për ta shtuar në grup. Iniciativa COVAX po drejtohet nga GAVi, Organizata Botërore e Shëdnetësisë dhe Koalicioni për Përgatitje ndaj Epidemive dhe synon të ndalojë nacionalizimin e vaksinës. Përkrahësit e kësaj iniciative thonë se do të ulë kostot e vaksinës për këdo dhe do të sjellë një fund më të butë të pandemisë.

Vendet e pasura që i bashkohen COVAX do të financojnë blerjet e vaksinës nga buxhetet e tyre kombëtare dhe do të bashkohen me 92 vende të varfëra që do mbështeten nga dhurimet vullnetare ndaj planit. Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se nuk do t’i bashkohen COVAX për shkak se administrata e Trump kundërshton përfshirjen e OBSH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet

‘Vaksina do të jetë gati në…’

Bill Gates bën premtimin e madh