MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam bark të fryrë dhe të fortë, si ta parandaloj?

20.09.2020 - 07:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam barku të fryrë dhe të fortë, si ta parandaloj?

Mjeku: Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta ngatërruar këtë bezdi me dhjamin e tepërt të barkut. Sigurisht, shkaqet mund të jenë të shumta dhe nëse nuk janë patologjike, një ndryshim në zakonet e ngrënies zgjidh problemin e një barku të fryrë.

Si të parandaloni një bark të fryrë?

Ilaçi më i mirë për të parandaluar barkun e fryrë është një dietë e shëndetshme pa e tepruar. Ushtrimi është gjithashtu thelbësor, si për shkak se relakson muret e zorrëve dhe sepse ndihmon në çlirimin e ankthit dhe stresit, të cilat janë ndër shkaqet e fryrjes së barkut. Teknikat e relaksimit si yoga mund të jenë gjithashtu efektive për të ndihmuar në parandalimin e një fryrje të fortë të barkut. Në përgjithësi një jetese aktive promovon mirëqenien e të gjithë organizmit dhe, pra, gjithashtu të sistemit gastrointestinal. Lëvizja ndihmon në rregullsinë e zorrëve; një jetë sedentare, përkundrazi, përbën një faktor rreziku për mosfunksionimin e sistemit gastrointestinal. Prandaj, një bark i fryrë mund të parandalohet dhe luftohet duke i kushtuar ca kohë aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm!

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju ka ndodhur edhe juve?

6 arsyet pse nuk po humbni peshë