MENU
klinika

156 sportistë nga 21 ekipe

Karateja zhvillon kampionatin në ambient të hapur

25.09.2020 - 16:25

Federata Shqiptare e Karatesë organizoi kampionatin në disiplinën Kata (demonstrime). Në aktivitet morën pjesë 156 sportistë nga 21 ekipe nga e gjithë Shqipëria.

Kampionati përfshinte të gjitha moshat, fëmijë, të rinj, U-21, si dhe të rritur. Kryetari i Komisionit të Garave, Erton Latollari, së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Karatesë respektuan të gjitha Masat anti-covid të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

U pajisën të gjithë pjesëmarrësit me maska mbrojtëse duke filluar nga trajnerët, gjyqtarët dhe sportistët, pavarësisht se aktiviteti i zhvillua në ambient të hapur. Sportisti i aktivitetit u shpall Fabjan Lleshi nga Klubi Energjia Tiranë.