MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës

Katër vjet burg për presidentin e klubit shqiptar

17.09.2020 - 12:43

Në një kohë që Liga Profesioniste e Futbollit ka bojkotuar nisjen e kampionatin, një lajm i keq vjen për futbollin shqiptar. Gjok Noka, president i Besëlidhjes së Lezhës, i cili ka mbajtur edhe postin e kryetarit të këshillit bashkiak në këtë qytet, është dënuar me 4 vjet.

Ai ishte në gjykim për tjetërsim pronash te Rana e Hedhun në Shëngjin, një zonë shumë e lakmueshme bregdetare, bashkë me ish kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe zyrtarë të tjerë të administratës lokale.

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot vendimin për të gjithë personat e përfshirë në këtë histori. Kështu, ish-kryebashkiaku Fran Frrokajn është dënuar me 4 vite burg, ish-drejtori i Hipotekës së Lezhës me 2 vite burg, ish-nënkryetari i bashkisë së Lezhës, Enver Hazi, me 1 vit burg dhe ish-kryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës, Gjok Noka, me 4 vite burg.

Besëlidhja prej shumë e shumë vitesh ka tentuar të ngjitet në Kategorinë Superiore, madje këtë verë shkoi deri në play-off, por u mposht nga Vllaznia. Nuk dihet tani se si do të shkojë ecuria e skuadrës në sezonin e ri.