MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Ku shkuan premtimet e Johnsonit?!

09.09.2020 - 11:41

Boris Johnson fitoi zgjedhjet e fundit pjesërisht sepse ai mund të thoshte me çfarë kushtesh do të largohej nga Bashkimi Evropian dhe kundërshtarët e tij jo.

Ai kishte një marrëveshje “gati për furrë”. Megjithatë, marrëveshja që Johnson siguroi me BE ishte një marrëveshje që paraardhësja e tij Theresa May e kishte refuzuar sepse ndau Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar, duke e vendosur provincën në orbitën e Brukselit.

Kryeministri e dinte këtë sepse kishte bërë të njëjtën kritikë. Vjeshtën e kaluar, i dëshpëruar për një marrëveshje, Johnson nënshkroi një marrëveshje djallëzore.

Pasojat e dëmshme të zgjedhjeve të tij ishin kërcënuese për bisedimet tregtare BE-MB. Zgjidhja e  Johnson ishte të kthehej në marrëveshjen që ai kishte negociuar.

Në Evropë, besimi te Johnson po avullohet shpejt.

Problemi i  Johnson është se ai ra dakord të kufizonte sovranitetin e MB në traktatin e tërheqjes.

Kryeministri, sipas raporteve me burim të mirë, pretendon se përpjekjet e qeverisë së tij për të rigjeneruar ekonominë duke përdorur ndihmën shtetërore mund të pengohen nga rregullat e BE.

Kjo eshte e vertetë.  Johnson e di këtë. Qeveria planifikon një projekt-ligj të ri për të eleminuar forcën ligjore të pjesëve të marrëveshjes së Johnson, por kjo do të jetë joefektive përballë ligjit ndërkombëtar.

BE nuk do të pranonte përdorimin e ndihmës shtetërore të pakufizuar për të prodhuar shërbime dhe mallra në Mbretërinë e Bashkuar që mund të shiteshin në Evropë me çmime të padrejta.

Por e gjithë kjo mund të zgjidhet nëse qeveria miraton një politikë të ndihmës shtetërore pas Brexit e cila nuk dëmton tregun e vetëm të bllokut.

Historikisht Mbretëria e Bashkuar ka shmangur ndihmën shtetërore. Mund të dyfishojë shpenzime të tilla pa u afruar niveleve evropiane të mbështetjes së qeverisë.

Marrëveshja e tërheqjes së Johnson lejon Brukselin të çojë Mbretërinë e Bashkuar në gjykatën Evropiane të Drejtësisëlidhur me subvencionet e shtetit dhe lejon BE të hakmerret kundër Britanisë nëse ministrat e saj injorojnë vendimet e gjykatës.

Brexit ishte, pjesërisht, një britmë nga pjesë të harrura të vendit.

Pretendimi i Johnson është se ai vetëm po i dëgjon këta votues. Në një farë mase, sondazhet e opinionit e vërtetojnë këtë.

Kryeministri po detyrohet të zbulojë vlerat dhe politikat që mbron ai dhe qeveria e paaftë nuk ka qenë në gjendje t’i tregojë këto.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al