MENU
klinika

Ndryshimet

Lëkura e dehidratuar dhe lëkura e thatë nuk janë e njëjta gjë!

16.09.2020 - 07:20

Nëse zakonisht ose ndonjëherë përdorni termat “lëkurë e thatë” dhe “lëkurë e dehidratuar” për t’ju referuar të njëjtës gjendjeje të lëkurës, gaboheni. Lëkura e thatë dhe lëkura e dehidratuar nuk janë e njëjta gjë.

Dr. Daniel Lanzer, një dermatolog, tha për Bustle, “Ekziston një keqkuptim i madh për lëkurën e dehidratuar dhe lëkurën e thatë”. Në të dy rastet, aplikimi i kremit hidratues është thelbësor. Hidratuesit më të mirë për lëkurën e dehidratuar janë ato që trajtojnë një gjendje të përkohshme të lëkurës – pra, dehidratimin, i cili shkaktohet nga dëmtimi i barrierës mbrojtëse të lëkurës, e cila lejon largimin e lagështirës.

Nga ana tjetër, lëkura e thatë është lloj lëkure. Një lëkurë e thatë karakterizohet nga prodhimin i pakët i sebumit (sekretim vajor i gjëndrave dhjamore).

Lëkura e dehidratuar trajtohet me disa ndryshime të stilit të jetesës dhe gjetjes së produkteve të duhura. Këshillohet përdorimi i larësve që janë miqësorë me lëkurën, nuk përmbajnë alkool dhe përbërës me aromë. Kremrat hidratues me përmbajtje të acideve yndyrore ndihmojnë shumë.

Lëkura e thatë prek disa zona, si fytyrën, këmbët, duart, flokët etj. Në disa raste, mund të jetë simptomë që kërkon një diagnozë më serioze, ndaj këshillohet konsulta me mjekun specialist.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj