MENU
klinika

“Lukashenko nuk i përgjigjet askujt, përveç Putinit”

Liderja e opozitës në Bjellorusi: Ja shansi i vetëm për takim me Ramën

02.09.2020 - 17:30

Kundërshtarja më e fortë e Presidentit të Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya ka folur me deputetet italiane për situatën kritike në vend.

Sipas saj, ka një tentativë ndërmjetësimi që “shikon OSBE-në si protagoniste”.

“Lukashenko nuk i përgjigjet në telefon askujt, vetëm Putinit. Shpresa është atëherë që Rama (Kryetar i radhës i OSBE-së) të arrijë të flasë me të gjatë ndeshjes Biellorusi-Shqipëri që do të luhet në Minsk më 4 shtator”, tha Tikhanovskaya.

Ajo shtoi se i kanë kërkuar që të vetëshpallet si presidente, por Bjellorusia është më e rëndësishme për të.

Kryeopozitarja ruse zhvilloi një takim që zgjati 2 orë në ambasadën italiane në Vilnius në Lituani, ku mori pjesë deputetja Lia Quartapelle dhe Laura Boldrini.