MENU
klinika

"Nëse respektohen protokollet..."

Mjeku Pëllumb Pipero: Jemi optimistë, po fitojmë terren ndaj Covid-19

23.09.2020 - 07:54

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte në A2, tregoi rrethanat e vetme që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave.

“Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero.

Sipas tij, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje: “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”.

Kur u pyet se kush do të jenë të parët që do të vaksinohen kur në vendin tonë të mbërrijë vaksina kundër Covid-19, Pipero tha: “Do të vaksinohen së pari grupmoshat më të rrezikuara dhe profesionet më të ekspozuara, si mjekësia, policia dhe gazetarët. Të presim vendimet e Komitetit të Ekspertëve”.

Në fund, Pipero theksoi se “ende nuk e kemi mundur virusin sepse beteja vazhdon”.

“Jemi optimistë. Jemi në hapat e fundit të vaksinës, ka lajme të mira nga medikamentet dhe po fitojmë terren ndaj Covid-19”, u shpreh Pëllumb Pipero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kur do nisë të bjerë numri i të prekurve

Parashikimi i Piperos: Kjo javë do jetë piku i epidemisë

Përgjigjet mjeku Pëllumb Pipero

A përhapet koronavirusi nga buka dhe ushqimet?