MENU
klinika

I infektuar dhe djali i tij

Ndërron jetë i dënuari për vrasje në Burgun e Drenovës

09.09.2020 - 12:19

Është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në burgjet shqiptare.  Ka ndërruar jetë nga virusi i rëndë 74-vjeçari Çaush Banaj, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Fierit, në vitin 2000.

I moshuari ishte i shtruar te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku dhe ka ndërruar jetë, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera. Ai është një nga të burgosurit e infektuar me koronavirus në Burgun e Drenovës, ndërsa shqetësues është fakti se ka qenë i shtruar në Spitalin e Korçës para se të transferohej tek Infektivi, e më pas te Shefqet Ndroqi.

Ndërkohë, gazetarja Lala raporton se i infektuar me koronavirus është edhe djali i viktimës, Enkelejd Banaj, edhe ky i dënuar me 23 vite burg për vrasje, por që është me simptoma të lehta. Babë e bir akuzohen për vrasjen e tre personave në Mallakastër, në vitin 1997.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Po trajtohen 40 të dënuar të infektuar

Burgu i Shënkollit kthehet në spital Covid

Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus

Rëndohet situata në burgun e Drenovës