MENU
klinika

Tubim kundër partive pro-serbe

Ndizen përsëri protestat në Malin e Zi

07.09.2020 - 08:07

Mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin e Malit të Zi në Podgoricë të Dielën në mbrëmje, duke valwvitur flamuj kombëtarë për të protestuar kundër përdorimit të simboleve kombëtare serbe nga partitë e opozitës që morën më shumë vota, javën e kaluar.

Pjesëmarrësit brohorisnin: “Kjo nuk është Serbi” dhe “Ne nuk e dhurojmë Malin e Zi”.

Partia Demokratike e Socialistëve pro-Perëndimore (DPS) e udhëhequr nga Presidenti Milo Gjukanoviç, e cila drejtoi Malin e Zi përmes shembjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, humbi zgjedhjet parlamentare javën e kaluar.

Gjukanovic për herë të parë që pas vitit 1990 nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë.

Partitë e opozitës, duke përfshirë Frontin Demokratik pro-Serb, organizuan tubime duke festuar fitoren e tyre duke tundur flamuj serbë, dhe duke ngritur tre gishta, e njohur si përshëndetja serbe.

Të Dielën njerëzit filluan të mblidheshin në Podgoricë pasdite duke valëvitur flamuj kombëtar.

“Kemi ardhur vetëm nga Cetinje për t’i dhënë mbështetjen tonë Malit të Zi, si gjithmonë. Ne nuk e dhurojmë shtetin (tonë)! “ tha protestuesi Milo Martinoviç, i cili mbante kapelen tradicionale të kuqe të Malit të Zi.

Numërimi përfundimtar paraprak i zgjedhjeve i dha DPS 35.06% të votave ndërsa rezultati përfundimtar zyrtar, pritet në ditët në vijim.

Një aleancë e partive nacionaliste serbe me emrin “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, e cila ka lidhje të ngushta me Serbinë e Rusinë, dhe mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe, fitoi 32.55% të votave.