MENU
klinika

Fitojnë pretendentët

Nuk ka surpriza, përcaktohet çifti finalist i US Open

12.09.2020 - 13:20

Mësohen edhe dy finalistët për meshkuj në US Open. Nuk ka surpriza, Dominic Thiem do të përballet me Alexander Zverev. Austriaku fitoi pastër 3-0 (6-2, 7-6 dhe 7-6) ndaj rusit Daniil Medvedev. Një sfidë e dominuar nga Thiem, pavarësisht vuajtjes në dy setet e fundit.

Në sfidën tjetër, gjermani Zverev e pati shumë më të vështirë ndaj spanjollit Carreno-Busta, teksa fitoi 3-2 me sete (6-3, 6-2, 3-6, 4-6 dhe 3-6). Pra, gjermani përmbysi pasi po humbte 0-2.

Nesër, në orën 22:00, në New York, do të zhvillohet finalja mes Thiem (numri 3 në botë) dhe Zverez (numri 7 në botë). Më herët do të luhet finalja e femrave (sonte në orën 22:00) mes Azarenkas dhe Osakas.