MENU
klinika

Drogë dhe prostitucion

OFL zbret në Fier dhe Lushnje, kush janë katër të dënuarit

04.09.2020 - 12:42

OFL i ka nisur kërkesën për vetëdeklarimin e pasurisë, 4 të dënuarve në Fier dhe Lushje, për trafikim të lëndëve narkotike dhe prostitucion.

Në “shënjestër” janë Latif Gurguri, Mikel Hyka, Klodian Thomaj dhe Arben Shehaj.

Latif Gurguri banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Mikel Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Klodian Thomaj, banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

Arben Shehaj banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. G., banues në Fier, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

M. H., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

K. Th., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. Sh., banues në Lushnjë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.