MENU
klinika

Njoftimi i të kuqve

Partizani krijon edhe ekipin e futbollit të femrave

19.09.2020 - 12:12

UEFA dhe FIFA kohët e fundit i ka mëshuar shumë futbollit të femrave dhe FSHF ka investuar jo pak në këtë sektor, duke vendosur edhe si kusht klubeve për të ndërtimin e ekipeve të femrave.

Partizani ka njoftuar sot se ka nisur punën për organizimin e ekipit të femrave në futboll, i cili do të garojë në Kategorinë Superiore që në sezonin 2020-2021.

Klubi i kuq ka ftuar të gjithë vajzat mbi 15 vjeç, të cilat kanë pasur një eksperiencë të mëhershme në këtë sport, të kontaktojnë për t’u bërë pjesë e skuadrës së femrave të Partizanit.

Ndërkohë në komunikatën e shpërndarë në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Partizani thekson se edhe për ekipin e femrave do të synohet krijimi i një skuadre elitare, që do të garojë për objektiva madhorë.