MENU
klinika

Shpërthim e të shtëna, ndërhyn RENEA

Pas 5 orësh rezistencë, ekzekutohet 71-vjeçari në Elbasan

24.09.2020 - 17:12

Pas 5 orësh negociata me 71-vjeçarin Lefter Zhidru në Elbasan që të dorëzohet pas terrorit që shkaktoi, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, por la të plagosur dy persona, ka zhvillime të reja.

Forcat RENEA kanë ndërhyjnë brenda banesës. Në vendngjarje u dëgjua një shpërthim. Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50, ndërsa shpërthimet dhe të shtënat vijojnë.

Elbasan 2

Eshtë shpërthyer dera e banesës së të moshuarit Zhidru.

Gjatë këtyre orëve, RENEA ka negociuar dhe ka apeluar që Zhidru të vetëdorëzohet, por pa sukses. Mësohet se Lefter Zhidru ka qënë duke ndjekur raportimet në media dhe është irrituar me disa prej informacioneve të publikuara. Që të qetësohet psikologjikisht është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Deri më tani nga banesa janë nxjerrë bashkëshortja dhe vajza e çiftit.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kndraxhiu dhe Ledjo Saraci.

Në vendngjarje ka mbërritur sakaq edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, drejtuesi i Policisë Kriminale, Tonin Voçaj dhe krerët blu të Elbasanit.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan