MENU
klinika

Ambiciet e yllit të PSG

Pesë arsye pse Mbappe do të kalojë te Real Madrid

15.09.2020 - 16:07

Në moshën 19 vjeçare u shpall kampion bote, ndërsa këtë vit ishte në finale të Champions League. E ardhmja është për Kylian Mbappé, që është i vendosur të bëjë kthesë radikale në jetën e tij si futbollist.

Siç ka raportuar “The Times”, ai tashmë i ka thënë PSG-së se verën e vitit 2021 dëshiron të largohet nga klubi parizien, me të cilin do t’i mbetej edhe një vit nga kontrata e tij (deri më 30 qershor 2022).

Vendimi i prerë i yllit 21-vjeçar francez nuk është i lidhur me çështjen financiare, pasi paga e tij i tejkalon 20 milionë euro neto në vit. Arsyet janë mbi të gjitha futbollistike dhe personale. Ato mund të përmblidhen në pesë, si më poshtë:

ADMIRIMI PËR ZIDANE – Që kur ishte fëmijë, Kylian i vogël kishte një përkushtim ndaj gurës së Zidane. Mbappé erdhi në botë vetëm pesë muaj pasi Franca toi Kupën e Botës 1998, duke mundur Brazilin e Ronaldos dhe Roberto Carlos (3-0), në një nale me dopietë të Zidane. Duke e pasur idhull, që fëmijë donte ta takonte “Zizou”.

Ëndrra e tij u përmbush 12 vite më parë, kur Kylian bëri foto me ikonën franceze të futbollit, pas një takimi bamirësie të veteranëve. Dhe kur ishte 14 vjeç, Kylian i ri pothuajse nënshkroi për Real Madridin. Ai bëri foto në “Valdebebas” edhe me idhullin tjetër të madh, Cristiano Ronaldo. Në shtëpi kishte postera të të dyve, me fanellën e Real Madridit…

OBJEKTIVI “CHAMPIONS” – Me Monaco, ai ishte në gjendje të luante gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve më 2017, duke qenë vendimtar me performancat e tij, pavarësisht se 18-vjeçar. Kjo zgjoi interesimin e Real Madrid dhe PSG, me parizienët që fituan “ankandin”. Ai ka luajtur ndeshje të tjera të rëndësishme të Ligës së Kampionëve me PSG, në të cilat nuk ka arritur ta ngrejë trofeun.

Në finalen e Lisbonës ishte afër, por kundër Bayernit duhej të zgjidhej nënkampion. Mbappé nuk dëshiron të presë më shumë dhe e di që Real Madrid, mbreti i garës me 13 kurora, është ekipi ideal për të aspiruar kompeticionin maksimal kontinental.

“TOPI I ARTË” – Dihet tashmë që kushdo që fiton Ligën e Kampioneve ka më shumë shanse për të fituar “Topin e Artë”. Dështimet europiane të PSG-së e kanë “eklipsuar” Mbappé, i cili pavarësisht se fitoi Kupën e Botës 2018 me Francën (atë vit ishte i katërti në votim), nuk ka qenë afër trofeut individual më të lakmuar nga futbollistët.

Duke qenë pjesë e “Los Blancos”, Zidane, Ronaldo, Figo, Cristiano Ronaldo (fitoi katër me fanellën e bardhë), Modric… kanë triumfuar në betejën për “Topin e Artë”, Kylian beson se Real Madrid ka një ndikim më të madh në futboll dhe media, kjo do ta ndihmojë atë të fitojë më në fund trofeun e lakmuar, i akorduar gjithashtu nga një revistë prestigjioze në vendin e tij, “France Football”.

kylian mbappe

“BERNABÉU” I RI – Mbappé e di në mënyrë të përsosur reformën ambicioze, me të cilën po përballet klubi spanjoll në stadiumin e vet, me një “Bernabéu” që më 2022 do të bëhet ndoshta stadiumi më modern dhe mbresëlënës në botë. Kylian ka parë projektin dhe e di se si do të duket ky impiant pasi të mbarojnë punimet. Dhe nëse gjithçka shkon mirë, në atë kohë do të luante me tribunat plot tifozë.

MBAPPÉ, POTHUAJSE SI NË SHTËPI – Përveç pranisë së një bashkatdhetari si Zidane dhe disa bashkëpunëtorëve të stafit të tij stërvitor, Kylian e di se do ta ndante dhomën e zhveshjes së bashku me francezë të tjerë, si Varane, Benzema dhe Mendy, të cilëve mund t’iu shtohen Camavinga dhe Upamecano, objektivat e Perez për verën e vitit 2021.

Një Real Madrid i stilit francez do ta lejonte Mbappé të integrohej me shpejtësi të plotë në një klub që synon ta bëjë atë CR7 e dekadës së ardhshme. Mbappé tashmë është i përgatitur të përballet me sfidën e madhe. Nëse i përmbush planet e tij, do të duhet të presim vetëm një vit më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëna e Mbappe për provën te Chelsea

“Merreni tani, pas 5 vitesh do duhen 50 mln £”

Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re