MENU
klinika

"Besoni tek humanizimi i mjekëve. Babai im..."

“Po shkuan në spital i mbysin të vjetrit”,apelon djali i pacientit me Covid

08.09.2020 - 13:36

Gjatë raportimit të mesditës, gazetari Erjon Skëndaj i pozicionur te Infektivi raportoi se sot nuk ka mbërritur asnjë urgjencë dhe foli për një fenomen të ri, atë të frikës mes qytetarëve për t’ju drejtuar spitalit.

Një fakt të tillë e pohoi edhe një qytetar nga Fushë-Kruja, i cili tha se ishte detyruar të kthehej nga Italia për të sjellë të atin për kurim, pasi nëna e tij kishte frikë ta shtronte në spital.

“Jam nga Fushë-Kruja, dua të bëj një apel. Për shumë gjana populli të kuptojë se Covidi nuk kurohet në shtëpi. Ai që e provon e beson. Populli të marrë masat, të mos bëjë grumbullime, si dasma dhe morte. Kam babain të shtruar në spital, isha i detyruar ta sillja babën këtu se nuk gjeja oksigjen me e ble.

Ndejti në shtëpi 10 ditë, do ishte më mirë po të vinte në spital më herët. Unë isha në Itali, mama ime nuk pranonte ta sillte këtu, se ka dalë nami se po shkove në spital i mbysin këto të vjetrit. Unë them jo: Shëndetësia është humane, duhet të jetë humane dhe jo komerciale. Kam dëgjuar fjalë, nuk e di sa e vërtetë është, unë them që spitali duhet të jetë për njerëzit”,- u shpreh ai.

Një apel ai e kishte edhe për kryeministrin Rama.

“Të vendosë ambulanca të mira për Fushë-Krujën, ato që ka janë për t’u hedhur, jo për të transportuar pacientë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’