MENU
klinika

Nga Enver Robelli

Politikë me bakllava dhe dy fjalë për Albin Kurtin

23.09.2020 - 10:38

Albin Kurti sërish po i qëndron besnik retorikës së tij ndezëse mbi “thikat në harta”.

Tash e kishte shtuar edhe pirunin në duart e presidentit serb.

Si argument për “thikat mbi harta” Kurti tregoi këtë muhabet: një këshilltar i Hashim Thaçit e ka takuar Arben Vitinë dhe i ka thënë se “ekziston plani” për ndarjen e Kosovës, e pastaj Kosova do të bashkohet me Shqipërinë. Këtë muhabet Arben Vitia ia paskësh treguar Kurtit.

Ok, mund ta shpjegosh politikën edhe kështu, por kjo s’është serioze. Kur del para opinionit dhe thua se ka ekzistuar plan për ndarjen e Kosovës, atëherë mirë është të renditen argumentet e faktet. Së paku për prishje të kufijve (“shkëmbim territoresh”, “korrigjim kufijsh”, “kundër dhuratave të Rankoviqit”) është biseduar, janë zhvilluar takime për këtë temë në disa metropole perëndimore, ka pasur lobistë. Këto duhet t’i përmend Kurti.

Duke iu referuar një kolegu të tij partiak, i cili e paskësh takuar një këshilltar të presidentit, i cili i paskësh thënë se… – kjo tingëllon si ajo barcoleta: “Specialitet i mirë bakllava”.
“Pse, ku e ke provuar?”
“Jo, nuk e kam provuar kurrë, por vëllait tim i kishte treguar një shok gjatë shërbimit ushtarak në Lubjanë”.

E njëjta vlen edhe për deklaratën e Kurtit se në Hagë presidenti i Kosovës “ka kënduar”, por “nuk e dimë çka ka kënduar”. E Rexhep Selimi në Hagë ka heshtur apo ka kënduar? Të tjerët po ashtu – heshtën a kënduan?

Qasja nonshalante që pjesa më e madhe e politikës dhe e shoqërisë e ka demonstruar në 20 vitet e fundit ndaj krimeve të rënda (dhe krimet kanë ndodhur, mjafton të shikohet vetëm lista e të vrarëve në mesin e shqiptarëve) e ka futur Kosovën në rreth vicioz.

Në vend se të flitet për hetimin, zbulimin dhe dënimin e kriminelëve, në Kosovë flitet për “lojëra me dojse

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


1913/ “Krimin do ta kryente një spiun shqiptar”

Ngriti flamurin e Shqipërisë/ Planet serbe për të vrarë priftin


Ambasadori rus kërcënon Haradinajn në mbledhjen e KS të Sigurimit të OKB

“Nëse paraqet sërish simbolet e Kosovës, do përjashtohet nga mbledhja”

"Po përpiqemi t’i marrim sërish, buxheti i Kosovës stabël"

Zhduken 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, flet ministrja e Financave

Në pritje të konfirmimit apo hedjes poshtë të akuzave

DW: Haga kundërshton presidentin Hashim Thaçi

"Ne jemi në proces dialogu, por..."

Hoti: Nuk do të preket integriteti territorial